Pusi qe lahet vete

Elbasan Albania

Përshkrimi:

Banorët tregojnë se kjo lagje u emërtua si lagjja “Hasan Dylgjer”, në emër të vëllezërve turq që ndërtuan xhaminë dhe që hapën pusin. Por ajo asnjëherë nuk u njoh e as u thirr në atë emër, por në atë çka njerëzit shihnin çdo mëngjes. Ujin që dergjej rreth e qark pusit,duke larë e pastruar vendin nga papastërtitë e rrugës dhe kështu u thirr gjithmone “Pusi qe lahet vete”

Informacion shtesë:

Përshkrimi:

Në perëndim të qytetit të Elbasanit ndodhet manastiri dhe kisha e Shën Gjon Vladimirit. Emri i këtij objekti lidhet me periudhën e shtrirjes së pushtimit Bullgare në truallin e Shqipërisë në vitet 851-1018, dhe me princin e Krajës Ivan (Gjon) Vladimirin. Kisha është vendosur në anën veriore të manastirit. Tipi i planimetrisë i takon bazilikës, e ndare në tre anijata prej dy rreshta kolonash. Ambienti i bemës ndahet me ikonostas muri i realizuar me tulla. Në zonën e absidës ruan pjesërisht afreske të vona. Hyrja kryesore është nga fasada perëndimore e kishës, ndër nga ajo veriore dhe jugore ka nga një hyrje dytësore. Në anën jugore shihen qartë ende edhe sot gjurmët e një hajati. Nga përshkrimi historik i këtij manastiri kuptohet se kemi të bëjmë me një objekt arkitektonik i cili është konsideruar tepër i rëndësishëm si në momentin e themelimit ashtu edhe gjate zhvillimit kohore të tij.

Informacion shtesë:

Kisha e Shelcanit

Elbasan Albania

Përshkrimi:

Zona e Shpatit në rrethin e Elbasanit ruan vlera të rralla të historisë dhe artit antik shqiptar. Në këtë zonë, përgjatë rrugës Elbasan-Gjinar, ndodhet kisha e Shelcanit, një godinë njëkatëshe në të cilën ruhen afreske të piktorit të famshëm Onufri. Kisha është ndërtuar shumë pranë rrugës kryesore, që shekuj më parë shërbente për të lidhur Elbasanin me qytetet e tjera në Jug, Këtë gjë e dëshmon edhe fakti se zona e Shpatit në shekujt XIII-XIV zinte një vend të rëndësishëm në organizimin kishtar të vendit, ku u krijua edhe peshkopata e Ispatisë (Shpatit). Në pikturat murale të Onufrit, në kishën e Shelcanit, vërehet përfshirja e elementit etnografik në figurat e shenjtorëve. Pjesë nga Bibla dhe histori kishtare janë të skalitura në muret e kishës së vjetërAfresket në këtë kishë janë më të thjeshta se ato të kishave të tjera ku ka pikturuar Onufri, por si kudo, tipari dallues i tij janë ngjyrat e ndezura dhe plot jetë. Këto afreske i përkasin vitit 1554 dhe konsiderohen si krijime të papërsëritshme.

Informacion shtesë:

Muzeu Etnografik i Elbasanit

Muzeu Etnografik, Elbasan

Përshkrimi:

Nuk mund të thuash se ke vizituar Elbasanin pa parë Muzeun Etnografik të tij. Në katin përdhes, që tradicionalisht përdorej si magazinë për familjen, janë vendosur disa nga zejet e shumta të këtij qyteti. Kati i sipërm na paraqet shtëpinë e banimit të qytetarit të pasur elbasanas. Nga eksponatet merret një informacion i pasur për zhvillimin e gjithanshëm të Elbasanit në vazhdimësinë e tij historike ku shpaloset ekonomia, mënyra e jetesës, kultura, shijet artistike e shpirtërore etj.

Informacion shtesë:

Kanioni i Holtës

Kanioni i Holtës

Përshkrimi:

Kanioni i Holtës është në rrethin e Gramshit, midis fshatrave Tervol dhe Poroçan.
Është një kanion i virgjër, kemi eksploruar vetëm 700 m ose më shumë, ka shumë kilometra për të eksploruar. Në disa vende është e nevojshme të notosh (uji është shumë i ftohtë) dhe aty në mes të kanionit është një vend shumë i vështirë për të ngjiten.

Informacion shtesë: