Universiteti Aleksander Xhuvani

Rruga Rinia, Elbasan, Albania

Përshkrimi:

Historiku i Universitetit

Universiteti “A.Xhuvani” është institucion i rëndësishëm arsimor e shkencor në Republikën e Shqipërisë, një nga universitetet më në zë të vendit për përgatitjen e mësuesve, të specialistëve dhe studiuesve të rinj në fushat e tij të studimeve.

Historia e tij për afro 4 dekadash ka njohur arritje të dukshme në shumë fusha të veprimtarisë së procesit mësimor dhe kërkimor.

«Koncepti ynë për të ardhmen e Universitetit “A. Xhuvani” mbështetet jo thjesht në afërsinë e tij pranë tregut të punës, transaksioneve dhe sferës utilitare, por, pse jo, edhe i shkëputur prej tyre, pasi misioni i universiteteve nuk duhet të jetë vetëm që të prodhojë punëtorët dhe specialistët e fushave të ndryshme të kulturës dhe prodhimit, por edhe të formojë mbrojtës dhe sigurues të lirive e të drejtave shoqërore dhe qytetare në Shqipëri».

(Prof.as.dr. Liman Varoshi, prof.dr. Roland Gjini)

 

 

NORMALJA DHE UNIVERSITETI

Normalja e Elbasanit, e hapur në vitin 1909, dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, parakuptojnë një bashkëmarrëdhënie të ngushtë, e cila nuk mund të konceptohet e vlerësohet pa konsideruar në mënyrë të ndërsjellë dy institucionet e sipërpërmendura.

Këto dy institucione të rëndësishme, që ndonëse ndryshojnë nga njëri-tjetri në aspektin kohor, strukturor e statusor, kanë një lidhje të brendshme organike të dukshme ndërmjet tyre, pasi kanë ruajtur historikisht të njëjtat funksione e kanë zbatuar detyra të njëjta.

Me çeljen e kësaj shkolle Elbasani do të bëhej jo vetëm djepi i Normales, por, sipas përcaktimit të Luigj Gurakuqit, drejtorit të parë të Normales, edhe “djepi i mësimit dhe i diturisë kombëtare”. Përmbushja e kësaj dëshire është qëllimi që i kemi vënë vetes në këtë institucion, thirrja që do të jetë gjithnjë në qendër të veprimtarisë së sotme mësimore e kërkimore, por dhe vizioni i së ardhmes së universitetit tonë.

Kjo traditë, këto vlera shumëdimensionale, ky terren tradicionalisht i përgatitur dhe i formësuar, do të çojnë natyrshëm në krijimin e një shtrati të sigurt, mbi të cilin do të fillojë jetën e do të hedhë shtat në vitin 1971 Instituti i Lartë Pedagogjik dhe pas afro dy dekadash Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit.

UE “A.Xhuvani” është institucion i ngritur në statusin universitar mbi Institutin e Lartë Pedagogjik “A.Xhuvani” (ILP) të Elbasanit.

ILP-ja, ky institucion i lartë arsimor, që ka përgatitur mësues për shkollën 8-vjeçare dhe të mesme, u ngrit më 1971 dhe ka funksionuar deri më 1991. I.L.P. u themelua duke u mbështetur në traditën e përgatitjes së mësuesve në shkollën Normale të Elbasanit, si dhe në përvojën e grumbulluar në dy filialet pararendëse të tij, një i Universitetit të Tiranës dhe tjetri i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, si dhe të trashëgimisë së veprimtarisë së gjerë shkencore e arsimore të mjaft studiuesve e mësuesve elbasanas.

Fillimisht ILP-ja ka kryer veprimtarinë e vet mësimore në katër degë të mësuesisë: gjuhë-letërsi, matematikë-fizikë, histori-gjeografi, biologji-kimi, në sistemin me dhe pa shkëputje nga puna, me kohëzgjatje trevjeçare; në degët inxhinieri ndërtimi, inxhinieri mekanike, ekonomi kontabël, ekonomi plan, si filiale të UT-së. Ky institucion zhvilloi veprimtari në filialet e tij të ngritura në qytetet Korçë, Fier dhe Berat.

Në v. 1981 u hap dega e përgatitjes së mësuesve për katër klasat e para të shkollës 8-vjeçare, me kohëzgjatje studimi 3 vjet. Afati i studimeve në ILP më 1982 u shtri nga tre në katër vjet. Pranë tij kanë funksionuar pesë katedra:

1. Katedra e gjuhës shqipe dhe letërsisë

2. Katedra e histori-gjeografisë.

3. Katedra e matematikë-fizikës

4. Katedra e biologji-kimisë

5. Katedra e lëndëve psiko-didaktike dhe e djathtësive.

Drejtorë të ILP-së kanë qenë: dr. Vasil Kamami nga v. 1971 deri më 1984; dr. Hysen Shabanai nga v.1984 deri më 1990; prof.dr. Agron Tato nga v.1990 deri më 1992.

Në v. 1991, ILP “A.Xhuvani” fiton statusin e institucionit universitar, duke u emërtuar UE “A.Xhuvani”. Në UE mund të studiohet në sistemin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

Në UE “A.Xhuvani” në vitin 2011 funksionojnë:

I. Fakulteti i Shkencave Humane, me programe studimi Bachelor, Master profesional dhe Master i shkencave në fushat e kërkimit të tij: gjuhë shqipe dhe të huaj (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht), histori, gjeografi, gazetari.

II. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me programe studimi Bachelor, Master profesional dhe Master i shkencave në fushat e kërkimit të tij: biologji, kimi, botanikë, zoologji, mbrojtje mjedisi, matematikë, fizikë, teknologji e informacionit, informatikë, gjeometri, fizikë teorike e eksperimentale, infermieri.

III. Fakulteti i Shkencave të Edukimit, me programe studimi Bachelor, Master profesional në fushat e kërkimit të tij:  mësuesi për ciklin fillor (klasës I-IV të shkollës 0-vjeçare), edukatore për arsimin parashkollor, psikologji, filozofi, sociologji, edukim fizik dhe artistik

IV. Fakulteti Ekonomik, me programe studimi Bachelor, Master profesional në fushat e kërkimit të tij: administrim-biznes, financë-kontabilitet, ekonomia dhe e drejta.

Qysh nga themelimi i UE-së (1991) dhe në vijimësi punohet për krijimin e strukturave dhe institucioneve ndihmëse për procesin mësimor dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore. Si kërkesa të natyrshme të ristrukturimit të UE-së dhe si ndihmëse në procesin e mësimdhënies janë konceptuar ngritja dhe vënia në funksion e njësive që mundësojnë lehtësitë akademike, si laboratorë dhe qendra kërkimore e shkencore.

 

REKTORËT E UE “A.XHUVANI”

Nga v.1992 deri më 1996 – prof.dr. Mehmet Çeliku, rektori i parë i këtij universiteti, studiues i njohur i gjuhësisë shqiptare, autor i një sërë punimesh e botimesh shkencore dhe tekstesh universitare në këtë fushë;

Nga v.1996-1997 – prof.as.dr. Bardhyl Mysai; rektor dhe rektor që nga.

Nga v. 1997 deri më 2000 – prof.dr. Teuta Dilo

Viti 2000 deri në vitin 2008 – prof.dr. Jani Dode

Viti 2008 e në vijim – prof.as.dr. Liman Varoshi

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Elbasan Arena

Rruga Besim Qorri 1, Elbasan, Albania

Përshkrimi:

Stadiumi i Elbasanit me emrin “Elbasan Arena” apo Ruzhdi Bizhuta, aktualisht në rindërtim, do të jetë shtëpia e kombëtares shqiptare të futbollit për disa vjet deri në përfundimin e rikonstruksionit të Stadiumit Qemal Stafa në Tiranë. Me një kosto të përgjithshme prej 5.5 milionë eurosh, qeveria dhe Bashkia e Elbasanit po zbatojnë projektin për rikonstruktimin tërësor të stadiumit dhe të mjedisit përreth stadiumit. Punimet po kryhen shpejt këto ditë për shkak se në këtë stadium pritet të zhvillohet ndeshja e ardhshme e Kombëtares së Futbollit Shqiptar përballë kombëtares së Danimarkës më 11 tetor.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se çmimet e biletave për këtë ndeshje do të variojnë nga 1 mijë lekë në tribunat anësore G2 në 10 mijë lekë për pozicionet më të mira.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Rrapi i Bezistanit

Elbasan Albania

Përshkrimi:

Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.
Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Pusi qe lahet vete

Elbasan Albania

Përshkrimi:

Banorët tregojnë se kjo lagje u emërtua si lagjja “Hasan Dylgjer”, në emër të vëllezërve turq që ndërtuan xhaminë dhe që hapën pusin. Por ajo asnjëherë nuk u njoh e as u thirr në atë emër, por në atë çka njerëzit shihnin çdo mëngjes. Ujin që dergjej rreth e qark pusit,duke larë e pastruar vendin nga papastërtitë e rrugës dhe kështu u thirr gjithmone “Pusi qe lahet vete”

Informacion shtesë:

Parku ‘’Rinia’’

Rruga Kozma Naska 66, Elbasan, Albania

Përshkrimi:

Parku ‘’Rinia’’ i gjendur në lindje të qytetit të Elbasanit, është bërë pjesë e projektit vendor për zhvillimin urban të qytetit. Por paraditja e 5 Gushtit qytetarë të shumtë të Elbasanit frekuentues të përditshëm të  parku ‘’Rinia’’,  i ka shqetësuar nisja e punës aty.

Por në fakt bëhet fjalë për një projekt që ka për synim rehabilitimin e parkut në këtë qytet. Projekti parashikon hapjen e një rruge kryesore dhe mbjelljen e pemëve të reja. Paraprakisht do të priten pemët e vjetra dhe më pas do të kalohet në fazat e tjera të këtij projekti.

Parku në fjalë është cilësiuar si ‘’mushkuria’’ e qytetit dhe si e vetmja hapsirë e gjelbër para ndërtimit të dy parqeve si ai i ‘’Aqif Pashës’’ afër bashkisë së qytetit shumë pranë turizmit ‘’Skampa’’ dhe ai përballë Pallatit të Sportit. Kësisoj mëngjesin e sotëm ka marrë jEtë projekti për rikualifikimin urban të parkut qëndror ‘’Rinia’’.

Me një  afat punimesh prej 15 muajsh ka nisur puna për realizimin e  projektit me sipërfaqe prej 82.120m2 projektuar nga drejtoria e projektimit pranë Bashkisë Elbasan me vlerën e prokurorimit 244.870.520.6L.

Ky park që për shumkënd ngjall nostalgji  është berë pjesë e  projektit që Bashkia Elbasan ka për gjallërimin dhe ndryshimin tërësor të qytetit.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi:

Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga A Q SH dhe të institucioneve të tjera studimore. Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit pedakogjik, kujtime t ëish normalistëve.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Lumi Shkumbin

Elbasan Albania

Përshkrimi:

Lumi Shkumbin, ose Lumi Shkëmbi, buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedhur nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s.

Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.

Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe te vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske që mund të vizitohen si Selca e Poshtme ne Krahinën e Mokrës me një vendbanim ilir të lashtë, ura e Golikut ne fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin, etj. Me pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe bukuria e luginës nuk përfundon. Rrjedha e lumit vazhdon ne Rrethin e Elbasanit ku kalon shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Detin Adriatik.

Lumi Shkumbin luan një rol te madh ne jetën e banoreve te luginës se tij.

Grykëderdhja e Lumit Shkumbin

Përgjatë lumit janë ngritur shumë vendbanime që i kanë përdorur burimet e lumit në aktivitete të jetës së përditshme.

Mbi të janë ngritur vepra hidrike qe përdoren për ujitje ne bujqësi si p. sh.: Kanali “Naum Panxhi” në Elbasan që përdoret për vaditjen e fushës mjaft pjellore të Cërrikut dhe së fundmi në degët e tij janë projektuar edhe hidrocentrale te vegjël që do të ndihmojnë nevojat për energji të vendit. Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vile-Bashtovës.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Llixhat e Elbasanit

Llixhat e Elbasanit, Tregan, Albania

Përshkrimi:

Llixhat  ndodhen rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Vetite kurative te llixhave moren vëmendjen e Ahmet Zogut në fillim të shekullit të kaluar. Ky i fundit kërkoi të sillej një specialist nga Çekosllovakia, vendi që njihej mjaft për shfrytëzimin e ujërave termale. Llixhat e Elbasanit ofrojne resurse natyrore dhe njerezore te admirueshme. Mosha e ujerave termale llogaritet ne rreth 5 shekuj, por vetem ne shekullin e 19-te mund te thuhet se shfrytezimi kurativ i zones nisi te hyje ne rrugen e shkences mjekesore.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi:

Në perëndim të qytetit të Elbasanit ndodhet manastiri dhe kisha e Shën Gjon Vladimirit. Emri i këtij objekti lidhet me periudhën e shtrirjes së pushtimit Bullgare në truallin e Shqipërisë në vitet 851-1018, dhe me princin e Krajës Ivan (Gjon) Vladimirin. Kisha është vendosur në anën veriore të manastirit. Tipi i planimetrisë i takon bazilikës, e ndare në tre anijata prej dy rreshta kolonash. Ambienti i bemës ndahet me ikonostas muri i realizuar me tulla. Në zonën e absidës ruan pjesërisht afreske të vona. Hyrja kryesore është nga fasada perëndimore e kishës, ndër nga ajo veriore dhe jugore ka nga një hyrje dytësore. Në anën jugore shihen qartë ende edhe sot gjurmët e një hajati. Nga përshkrimi historik i këtij manastiri kuptohet se kemi të bëjmë me një objekt arkitektonik i cili është konsideruar tepër i rëndësishëm si në momentin e themelimit ashtu edhe gjate zhvillimit kohore të tij.

Informacion shtesë: