Kisha e Shelcanit

Elbasan Albania

Përshkrimi:

Zona e Shpatit në rrethin e Elbasanit ruan vlera të rralla të historisë dhe artit antik shqiptar. Në këtë zonë, përgjatë rrugës Elbasan-Gjinar, ndodhet kisha e Shelcanit, një godinë njëkatëshe në të cilën ruhen afreske të piktorit të famshëm Onufri. Kisha është ndërtuar shumë pranë rrugës kryesore, që shekuj më parë shërbente për të lidhur Elbasanin me qytetet e tjera në Jug, Këtë gjë e dëshmon edhe fakti se zona e Shpatit në shekujt XIII-XIV zinte një vend të rëndësishëm në organizimin kishtar të vendit, ku u krijua edhe peshkopata e Ispatisë (Shpatit). Në pikturat murale të Onufrit, në kishën e Shelcanit, vërehet përfshirja e elementit etnografik në figurat e shenjtorëve. Pjesë nga Bibla dhe histori kishtare janë të skalitura në muret e kishës së vjetërAfresket në këtë kishë janë më të thjeshta se ato të kishave të tjera ku ka pikturuar Onufri, por si kudo, tipari dallues i tij janë ngjyrat e ndezura dhe plot jetë. Këto afreske i përkasin vitit 1554 dhe konsiderohen si krijime të papërsëritshme.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë: