Kështjella e Scampis-it është ndërtuar në kohën e sundimit të perandorit Dioklecian (284-305). Ajo është ndërtuar tërësisht sipas teknikës romake opus mixtum. Muri i kësaj periudhe ndërtimi me trashësi 3 m gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës.