Delta Group është një udhëheqës i koncepteve të reja në fushën e ndërtimit. Prezenca e produkteve të Delta Group jo vetëm në Shqipëri e rajon por edhe përtej këtyre kufijve tregon edhe njëherë potencialin e këtij grupi për të përmbushur çdo kërkesë të konsumatorit në gamë, cilësi dhe çmim. Delta Group ndodhet me seli në Tiranë dhe nën ombrellën e saj janë kompanitë tashmë shumë të njohura për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar si delta home, Deutschcolor, Thermoswiss, DAST dhe delta.
Ajo i ka fillesat e saj në vitin 1996 me kompaninë delta në qytetin e Elbasanit, me hapjen e një dyqani modest për tregtimin e pllakave dhe paisjeve hidrosanitare. Shumë shpejt, falë një angazhimi serioz në vitin 2000, delta zgjeroi aktivitetin me një magazinë, e shoqëruar edhe nga një ekspozitë moderne, e pasur me artikuj të shumëllojshëm për nga cilësia dhe çmimi, një trend për kohën dhe me dizajne bashkëkohore. Duke qenë se kërkesa sa vinte e shtohej bëri që në vitin 2001, delta të zgjerojë aktivitetin e saj në qytetin e Tiranës, duke hapur një ekspozitë të re dhe një magazinë pranë rr.”Jordan Misja”.
Adresa: Elbasan, Albania
Reservo