Goethe-Zentrum Elbasan

Lagjja "Dyli Haxhire", pranë gjimnazit "Dhaskal Todri", Rruga Qemal Stafa, Elbasan 3001, Albania
+355 69 20 75 751

Përshkrimi:

Goethe-Zentrum në Tiranë është themeluar në tetor të vitit 2012 nën emrin “Deutschzentrum” si organizatë pasardhëse e Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare “Robert Schwartz” dhe gëzon statusin e një organizate joqeveritare, e cila ka, ndër të tjera, dy detyra thelbësore:

  • promovimin dhe përhapjen e gjuhës gjermane në Republikën e Shqipërisë dhe
  • kontributin në shkëmbimin kulturor ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë.

 

Goethe-Zentrum ofron provime të gjuhës gjermane në ambientet e zyrës qendrore si dhe kurse të gjuhës gjermane në dy ambiente të përshtatshme për mësimdhënie:

  • zyra qendrore Tiranë (Rruga Skënderbej, Nr. 1);
  • filiali Elbasan (lagjja “Dyli Haxhire”).

 

Si partner ekskluziv dhe i akredituar i institutit aktiv mbarëbotëror Goethe-Institut qendra jonë jep mbështetje për njohjen e gjuhës gjermane në Shqipëri dhe nxit bashkëpunimin kombëtar e ndërkombëtar në fushën e kulturës. Goethe-Zentrum përcjell një imazh të plotë të Gjermanisë nëpërmjet informacioneve rreth jetës së saj kulturore, shoqërore dhe politike.

Me rrjetin e saj të përfaqësive të Goethe-Institut dhe Goethe-Zentrum, shoqatave kulturore, sallave të leximit si dhe qendrave të provimeve dhe të mësimit të gjermanishtes ajo punon për përmbushjen e objektivave kryesore të politikave kulturore dhe arsimore të Gjermanisë jashtë vendit. Goethe-Zentrum është gjithashtu partner i institucioneve kulturore publike dhe private, i komunave dhe i biznesit.

Kjo qendër gërsheton përvojat dhe konceptet e partnerëve të saja brenda dhe jashtë vendit me kompetencën e saj profesionale, duke bashkëpunuar me ta në një dialog të vazhdueshëm.

 

Adresa: Lagjja “Dyli Haxhire”, pranë gjimnazit “Dhaskal Todri”, Rruga Qemal Stafa, Elbasan 3001, Albania

 

Web Reservo

Orari:

Të hënën:
Ora 14.00 - 20.00

Të shtunën:
Ora 08.00 - 14.00 nga data 7 shtator

Të dielën dhe ditët e festave:
Mbyllur

Informacion shtesë:

Sallon Albana

Prane Gjykates, Elbasan Albania
+355 69 695 9403

Përshkrimi:

Ofertë e Re     Rezervo

Në sallonin tonë do të gjeni fustane nuserie të markave më të njohura në treg, gjithashtu edhe fustanet e mbrëmjeve, kostume për djemt si edhe damixhelat për shoqërueset e nuseve.

Ndersa vajzat që I besojnë duarve të ekspertëve të sallonit tonë do shohin sesi shëndërrohen në princesha para pasqyrës.
Ju mirepresim!!

Web f Insta

Orari:

Saturday 7:30AM–9PM
Sunday 7:30AM–9PM
Monday 7:30AM–9PM
Tuesday 7:30AM–9PM
Wednesday 7:30AM–9PM
Thursday 7:30AM–9PM
Friday 7:30AM–9PM

Informacion shtesë:

Beauty Salon Jola

Rruga 25 nentori Elbasan, Albania
+355 69 994 9044

Përshkrimi:

Ofertë e Re     Rezervo

Misioni I Beauty Salon Jola ka qenë I qartë që në hapat e para, që çdo femër të ndihej mbretëreshë dhe e bukur. Projektet kanë qenë të shumta vit pas viti me sfilata dhe prezantime të ndryshme të fustaneve të nuserisë dhe mbrëmjeve.

Ne krenohemi pa fund me stafin tonë, I cili është I përbërë vetëm nga profesionistet më të talentuara dhe me më përvojë në fushën e bukurisë. Tashmë, sot pas 9 vitesh jemi një kompani e kompletuar si asnjëherë që vjën pranë jush me 3 filiale në qytetet më mëdha në vënd.

 

Adresa:  Rruga 25 nentori Elbasan, Albania

Web f Insta

Informacion shtesë:

Poliklinika Dentare UFO

Lagja Qemal Stafa, Elbasan, Albania
+355 69 568 9123

Përshkrimi:

Ofertë e Re     Rezervo

Aparatet Dentare
Bëjnë drejtimin e dhëmbëve, rregullimin e problemeve të kafshimit dhe raportin e nofullave me njëra-tjetrën dhe sistemin dentofacial.

Trajtimi i Fëmijëve
Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.

Grafia 3D KODAK
Grafia 3D kodak CS8001 është një aparat grafie e fjalës së fundit, që të lejon të kesh imazhe 2d & 3d të dhëmbëve të pacientëve.

Protezat e Levizshme
Zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë. Me termin proteza dentare, kuptohet një sërë opsione të trajtimit, të cilat zgjidhen së bashku me pacientin.

 

Adresa:  Lagja Qemal Stafa, Elbasan, Albania

 

Web f

Informacion shtesë:

Përshkrimi:

Ofertë e Re     New Offer

Klinika mjekësore Elmedica ka filluar aktivitetin e saj më 22 maj 2017. E konceptuar si nje poliklinikë specialitetesh të ndryshme mjekësore, aktiviteti i saj mbulon fushat kryesore të mjekësisë. Klinika Elmedica ofron konsulta dhe vizita mjekësore nga mjekët me të mirë të Elbasanit.

Pediatria, Kardiologjia, Endokrinologjia, Neurologjia, Otorinolaringologjia dhe Sëmundjet Infektive, janë disa nga specialitetet që pacientët mund të gjejnë pranë kësaj klinike. Gama e specialiteteve do të pasurohet vazhdimisht me fusha të tjera të mjekësisë si dhe me praninë e mjekëve të tjerë të klinikës universitare në Tiranë.

Gjithashtu klinika ofron ekografi të përgjithshme dhe ekografi speciale. Egzaminimet laboratorike të çdo specialiteti gjithashtu ofrohen pranë klinikës Elmedica. Filzofia e klinikës është standarti më i lartë i shërbimit ndaj pacientëve përmes specialistëve më të mirë. Çdo mjek ka dhomen e tij personale të vizitave.

Web f Insta

Informacion shtesë:

Sidi Education

Rruga Muc Shqiptari, Elbasan, Albania
+355 67 2059 627

Përshkrimi:

Ofertë e Re     Rezervo

Sidi Education operon si rrjeti më i madh i qendrave të gjuhëve të huaja në shumë qytete të Shqipërisë. Qëndra e gjuhëve të huaja ofron kurse të përgjithshme në gjuhën angleze, italiane, gjermane dhe frënge.
Elementët si infrastruktura moderne, metodat interaktive të mësimdhënies, teknologjia dixhitale e implementuar, zbatimi i saktë i programeve, mësimdhënës të kualifikuar dhe me përvojë bëjnë që rrjeti i qëndrave Sidi Education të ofrojë një standart shumë të lartë në mësimin e gjuhëve të huaja.

Misioni i kompanisë është ofrimi jo vetëm i shërbimeve cilësore dhe të standartizuara por edhe krijimi i mundësive të reja, zgjidhjeve sipas kërkesave të komunitetit si edhe ofrimin e lehtësirave në marrjen e këtyre shërbimeve.

 

Addressa: Rruga Muc Shqiptari, Elbasan, Albania

Web f

Informacion shtesë: