Bashkia e Elbasanit

Rruga 11 Nëntori, Elbasan, Albania

Përshkrimi:

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Elbasanit kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Librazhd, në jug-lindje me bashkinë Prrenjas, në jug-perëndim me bashkinë Gramsh dhe në perëndim me bashkitë Cërrik dhe Peqin. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Elbasanit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 141,714  banorë me densitet prej 162.51 banorë për km², ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 205,892 vetësh dhe densitet prej 236.11 banorë për km². Bashkia e Elbasanit ka një sipërfaqe prej 872,03 km2.

Kjo bashki përbëhet nga 13 njësi administrative, të cilat janë: Elbasan, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Gjinar, Shushicë, Gjergjan, Funar, Shirgjan, Tregan, Gracen, Bradashesh, Zavalinë dhe Papër. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Elbasanit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 116 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: